Ndërlidhjet

Vuçiq: 50 të vdekur gjatë përmbytjeve


Serbi

Serbi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë përmbytjeve në këtë vend kanë vdekur 50 njerëz.

Pas autopsisë është konstatuar se 24 persona janë mbytur dhe se 26 kanë pësuar vdekje natyrale. Katër njerëz, ndërkaq, figurojnë ende të zhdukur.

“Shpresojmë që këto të jenë shifrat finale”, ka thënë Vuçiq duke iu adresuar Kuvendit të Serbisë.

Përmbytjet e sivjetme në Ballkan kanë shkaktuar dhjetëra viktima edhe në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG