Ndërlidhjet

Koreja V. riheton rrëmbimin e japonezëve


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se Koreja e Veriut është pajtuar që të rihetojë rrëmbimet e kaluara të shtetasve japonezë.

Njoftimi vjen pas bisedimeve diplomatike që janë zhvilluar këtë javë në Stokholm, midis Japonisë dhe Koresë së Veriut.

Shefi i kabinetit japonez, Yoshihide Suga, ka thënë se Tokio do të heqë disa sanksione ndaj Koresë së Veriut, pasi Pheniani të rinisë hetimet.

Koreja e Veriut ka pranuar në vitin 2002 se ka kidnapuar 13 shtetas japonezë në vitet 1970 dhe 1980 për të ndihmuar në trajnimin e spiunëve të saj në gjuhën japoneze.

Pesë të rrëmbyer dhe familjet e tyre janë rikthyer në Japoni.

Koreja e Veriut ka thënë se tetë të tjerët janë të vdekur, por Japonua ka kërkuar më shumë informacione për fatin e tyre.

Tokio beson se ata mbahen ende peng.
XS
SM
MD
LG