Ndërlidhjet

Jonathan zotohet se do të luftojë Boko Haramin


Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan.

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan.

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, është zotuar se do të zhvillojë një “luftë të përgjithshme” kundër grupit islamik militant, Boko Haram.

Duke folur në 15-vjetorin e përfundimit të sundimit ushtarak, ai ka thënë se “terrorizmi ndërkombëtar” kërcënon fitoret demokratike të Nigerisë.

Boko Haram po zhvillon një kryengritje gjithnjë e më të përgjakshme qysh nga viti 2009, duke thënë se synon krijimin e shtetit islamik në Nigeri.

Ky grup është duke mbajtur peng mbi 200 vajza që nga muaji i kaluar.
XS
SM
MD
LG