Ndërlidhjet

Ndalimi i YouTube në Turqi, “shkel të drejtat”


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata Kushtetuese e Turqisë ka konstatuar se vendimi për të ndaluar ueb-faqen e shpërndarjes së videove, YouTube, ka qenë shkelje e të drejtave.

Agjencia Anatolia raporton se Gjykata Kushtetuese do të njoftojë autoritetet për vendimin e saj dhe do të urdhërojë rikthimin e qasjes në YouTube.

Qeveria ka urdhëruar bllokimin e ueb-faqes në fund të marsit, pasi YouTube është përdorur për të shpërndarë audio-incizime, që thuhet se kanë zbuluar korrupsionin në qeverinë e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan ka qenë në mesin e zyrtarëve më të zëshëm që kanë kërkuar bllokimin e YouTube.
XS
SM
MD
LG