Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nuk ka tërheqje nga Azia


Chuck Hagel

Chuck Hagel

Sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga planet për forcimin e pozicionit të tyre ushtarak në Azi, për shkak të kërcënimeve që paraqiten diku tjetër.

Këto komente ai i bëri sot gjatë udhëtimit me aeroplan ushtarak amerikan për në Singapor, ku merr pjesë në një forum dyditësh ndërkombëtar.

Në këtë samit marrin pjesë ministrat e mbrojtjes dhe ekspertët nga Azia, Shtetet e Bashkuara dhe Australia.

Parashihet që zoti Hagel do të takohet me një gjeneral kinez, i cili e udhëheq delegacionin ushtarak të Kinës.
XS
SM
MD
LG