Ndërlidhjet

Kerry: Ka dëshmi për “personelin rus të stërvitur” në Ukrainë


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se trupat e Rusisë të vendosura në kufijtë e Ukrainës, po lëvizin prapa për në Rusi, por atje ende ka “shenja të rrezikshme” dhe dëshmi se rusët e stërvitur e kalojnë kufirin në pjesën lindore të Ukrainës.

Mëtutje, zyrtari i lartë amerikan i tha Televizionit PBS, mbrëmë vonë, se këto dëshmi tregojnë se “personeli i stërvitur nga Çeçenia, i trajnuar në Rusi”, po depërton në Ukrainë “për të shkaktuar trazira, për tu angazhuar në luftë”.

Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësim se armatim i avancuar “nga jashtë” po përdoret nga separatistët, pasi një helikopter i Ukrainës është goditur dhe rrëzuar dje, me ç’rast u vranë 14 ushtarë, përfshirë edhe një gjeneral të ushtrisë.

Këto komente u bënë pasi presidenti në largim i Ukrainës, Oleksander Turchynov, në Parlamentin e Ukrainës në Kiev, tha se helikopteri ishte rrëzuar nga “raketa kundërajrore ruse e lëvizshme”.
XS
SM
MD
LG