Ndërlidhjet

SHBA: Anija e re kozmike private e zëvendëson atë ruse


Sonda kozmike Dragon e kompanisë amerikane SpaceX

Sonda kozmike Dragon e kompanisë amerikane SpaceX

Biznesmeni amerikan, Elon Musk, mbrëmë vonë e ka paraqitur anijen e re kozmike, e cila mund t’i dërgoj shtatë astronautë për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Anija “Dragon 12” është paraqitur në kompaninë e zotit Musk, SpaceX, me seli në Kaliforni.

Ajo është njëra nga disa kompanitë private që garojnë për të ndërtuar “taksi të gjithësisë” për Agjencinë kozmike të Shteteve të Bashkuara, NASA, për t’i zëvendësuar anijet e veta të hedhura jashtë përdorimit dhe raketat ruse Sojuz.

Më herët, kompania SpaceX, i ka ndërmarrë katër fluturime transortuese për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, për dërgimin e ushqimit dhe të furnizimeve të tjera.

Aktualisht, NASA po i shfrytëzon raketat ruse të tipit Sojuz, për t’i dërguar astronautët amerikanë në këtë stacion.

Por, më 13 të ktëij muaji, në periudhën e përkeqësimit të raporteve lidhur me krizën në Ukrainë, zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, tha se Rusia nuk do ta shfrytëzoj Stacionin Ndërkombëar të Gjithësisë pas vitit 2020, dhe se programi i Shteteve të Bashkuara nuk mund të ekzistoj pa Rusinë.

Shefi i afgjencisë NASA, Charles Bolden, i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se kompanitë private do t’i dërgojnë astronautët amerikanë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, prej vitit 2017.
XS
SM
MD
LG