Ndërlidhjet

Ukrainë: Vazhdon operacioni kundër separatistëve


Mykhailo Koval

Mykhailo Koval

Ministri i përkohshëm i mbrojtjes i Ukrainës, Mykhailo Koval, thotë se forcat qeveritare plotësisht i “kanë pastruar” pjesët në Ukrainën Lindore nga separatistët dhe do ta vazhdojnë ofensivën derisa të ripërtrihen paqja dhe rendi.

Këto komente ai i bëri sot në Kiev, një ditë pasi 14 ushtarë të qeverisë, përfshirë edhe një gjeneral të armatës, u vranë pasi separatistët prorusë e rrëzuan një helikopter ushtarak.

“Forcat tona të armatosura i kanë kompletuar misionet e përcaktuara dhe krejtësisht i kanë pastruar pjesët jugore dhe perëndimore të rajonit të Donjeckut, dhe pjesën veriore të rajonit Luhansk, nga separatistët”, tha Koval, duke shtuar se detyrë e tyre është “sjellja e paqes dhe e rendit në rajon”.

Zoti Koval i ka përsëritur akuzat se Rusia po ndërmerr “operacione speciale” në pjesën lindore të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG