Ndërlidhjet

Spanjë: U arrestuan 6 militantë të dyshuar islamikë


Pamje e një pjese të Madridit
Pamje e një pjese të Madridit
Policia e Spanjës i ka arrestuar gjashtë militantë islamikë të dyshuar për rekrutim të luftëtarëve dhe për dërgimin e tyre për tu anëtarësuar në “organizatat terroriste” në Libi dhe Mali.

Ministria e brendshme e Spanjës tha se militantët e dyshuar janë arrestuar sot herët në mëngjes, gjatë një operacioni të forcave të sigurisë.

Ministria ka njoftuar se një militant spanjoll, i cili ishte kthyer në Spanjë, pasi ishte stërvitur në kampet e udhëhequra nga një grup i ndërlidhur me al-Kaidën në Mali, është në mesin e të arrestuarve.

Qeveria e Spanjës ka shprehur shqetësim se luftëtarët islamistë mund të kthehen në Spanjë nga Siria dhe zonat e tjera të konfliktit, nën ndikimin e grupeve të inspiruara nga al-Kaida dhe se kjo paraqet kërëcnim të sigurisë.

Policia e Spanjës thotë se i ka arrestuar më se 470 militantë të dyshuar islamistë në Spanjë, prej sulmeve terroriste të vitit 2004, në trenat e udhëtarëve në kryeqytetin Madrid, me ç’rast u vranë 191 vetë.
XS
SM
MD
LG