Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Këtë vit janë vrarë afro 2 mijë vetë


Pamje nga qyteti Alepo derisa banorët kërkojnë strehim nga sulmet ajrore

Pamje nga qyteti Alepo derisa banorët kërkojnë strehim nga sulmet ajrore

Grupi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, thotë se nga bombat–fuçi dhe sulmet e tjera nga ajri të qeverisë së Sirisë, kundër pjesëve që kontrollohen nga kryengritësit në qytetin verior, Alepo, gjatë këtij viti janë vrarë afro 2 mijë vetë.

Në mesin e viktimave janë edhe 283 femra dhe 576 të rinjë nën moshën 18 vjeçare.

Grupi thekson se viktimat, për të cilat ka dokumentacion, ishin vrarë prej 1 janarit e deri më 29 maj, të këtij viti, në pjesët e Alepos dhe rreth tij, që mbaheshin nga kryengritësit.

Bomba–fuçi, që hedhen nga helikopterët, janë të mbushura me qindra kilogramë eksploziv dhe copëza metalike.

Vlerësohet se në konfliktin në Siri, prej marsit të vitit 2011, janë vrarë më se 160 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG