Ndërlidhjet

OSBE: Humbet kontakti me ekipin e dytë në Ukrainë


Një pjesëtar i OSBE-së largohet nga ndërtesa administrative në Sllovjanks në fund të muajit prill

Një pjesëtar i OSBE-së largohet nga ndërtesa administrative në Sllovjanks në fund të muajit prill

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thotë se e ka humbur kontaktin me ekipin e dytë të vëzhguesve në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontrollin e separatistëve.

Më 26 të këtij muaji, OSBEja e kishte humbur kontaktin me katër vëzhgues civilë në lindje të qytetit Donjeck.

Deri tash, OSBE-ja nuk e ka konfirmuar pretendimin e liderit të vetëshpallur të Luhanskit, Aleksei Chmilenko, se ekipi është liruar pasi u janë kontrolluar dokumentet.
XS
SM
MD
LG