Ndërlidhjet

Bjellorusi: Filloi takimi i ish-vendeve sovjetike


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Minsk në Bjellorusi
Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Minsk në Bjellorusi
Në Minsk të Bjellorusisë ka filluar takimi i Komonveltit të Shteteve të Pavarura (CIS), në nivel të kryeministrave.

Në këtë takim, në të cilin priten të miratohen afro 20 dokumente lidhur me marrëdhëniet në shumë fusha, marrin pjesë delegacionet qeveritare të Azerbajxhanit, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgizisë, Moldavisë, Rusisë, Taxhikistanit, Turkmenisë dhe Uzbekistanit.

Në këtë takim merr pjesë edhe delegacioni i Ukrainës, i kryesuar nga ambasadori ukrainas në Bjellorusi, Mykhaylo Yezhel.

Më 14 mars në Parlamentin e Ukrainës ishte paraqitur një propozim – legjislacion për tërheqjen e Ukrainës nga ky komonvelt, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.
XS
SM
MD
LG