Ndërlidhjet

Pakistan: U arrestuan katër vetë për “vrasje për nder”


Pamje nga një pjesë e Islamabadit në Pakistan
Pamje nga një pjesë e Islamabadit në Pakistan
Policia e Pakistanit thotë se i ka arrestuar katër vetë lidhur me rastin e një gruaje shtatzënë, e cila është vrarë nga familja e saj.

Tre të afërm të viktimës dhe një person tjetër ishin arrestuar dje.

Gruaja Farzana Parveen, 25 vjeçare, ishte vrarë më 26 maj, afër një gjykate në qytetin Lahore, nga pjesëtarët e familjes së saj, përfshirë babain dhe dy vëllezër.

Babai i saj ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia thotë se është në kërkim të dy vëllezërve dhe ish të fejuarit.

Familja e saj thotë se ajo i ka çnderuar ata duke u martuar me personin Muhummad Iqbal, pa pëlqimin e familjes.

Në një zhvillim që konsiderohet një kthesë e papritur, policia tash thotë se e ka arrestuar personin Iqbal, për vrasjen e gruas së tij të parë, Ayesha Bibi, në tetor të vitit 2009.

Sipas Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Pakistan,
që është i pavarur, në vitin 2013, 869 femra janë “vrarë për nder”.
XS
SM
MD
LG