Ndërlidhjet

Cardin: Shqetësim për aktivistët në Azerbajxhan


Senatori Ben Cardin

Senatori Ben Cardin

Senatori amerikan, Ben Cardin, demokrat nga Merilendi, ka shprehur shqetësim për situatën me të cilën ballafaqohen Leyla Yunus, dhe bashkëshorti i saj, Arif Yunus, duke thënë se “është indikacion shqetësues se ata mund të shndërrohen në caqe të ndjekjes së motivuar politike”.

Sentaroi Cardin, është kryesues i Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, poashtu i njohur si Komisioni amerikan i Helsinkit.

Leyla Yunus, drejtore e Insntitutit për Paqe dhe Demokraci në Azerbajxhan, u tha sot gazetarëve se ajo frikësohet nga arresti, pasi ka refuzuar të paraqitet për marrje në pyetje, në ditë më parë, duke kërkuar që së pari burrit të saj t’i kthehet pasaporta.

Ata të dy ishin arrestuar në aeroportin e kryeqytetit Baku, muajin e kaluar, dhe u ishin konfiskuar pasaportat.

Ata ishin liruar në vonë, pasi janë marrë në pyetje lidhur me arrestimin e një gazetari lokal, që ishte akuzuar për spiunim për Armeninë.
XS
SM
MD
LG