Ndërlidhjet

SHBA: Një person akuzohet lidhur me sulmin në Boston


Byzylyku i një pjesëmarrësi në Maratonën e Bostonit në vitin 2014
Byzylyku i një pjesëmarrësi në Maratonën e Bostonit në vitin 2014
Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar një person nga Kirgizia për pengim të hetimeve për sulmin me bombë në Maratonën e Bostonit.

Personi, Khairullozhon Matanov, 23 vjeçar, është arrestuar sot një një vendbanim në Masaçusets.

Prokurorët thonë se ky person me profesion taksist, ishte shok i vëllezërve të akuzuar, Dzhokhar Tsarnaev dhe Tamerlan Tsarnaev.

Autoritetet thonë se ai ka folur me të dy vëllezërit, gjatë ditëve pas sulmit, por e ka gënjyer policinë lidhur me raportin e tij ndaj dy vëllezërve Tsarnaev.

Matanov është i akuzuar për shkatërrimin, ndryshimin dhe falsifikimin e incizimeve, dokumenteve dhe objekteve të tjera gjatë hetimeve federale.

Megjithatë, Matanov nuk është i akuzuar se ka luajtur rol në sulmin me bombë, nga i cili janë vrarë tre vetë dhe janë plagosur 264 të tjerë, më 15 prill të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG