Ndërlidhjet

Jep dorëheqje sekretari amerikan i veteranëve


Uashington
Uashington
Sekretari amerikan i Çështjeve të Veteranëve, Eric Shinseki, ka dhënë dorëheqje, pas problemeve në lidhje me sistemin shëndetësor të veteranëve.

Presidenti Barack Obama ka thënë se pranon dorëheqjen me “keqardhje”.

Shinseku është përballur me thirrje të shumta për dorëheqje edhe nga Republikanët, edhe nga Demokratët.

Akti i sotëm vjen dy ditë pasi një raport i brendshëm ka gjetur probleme në sistemin e kujdesit shëndetësor, i cili ofron kujdes për afro 6.5 milionë veteranë në vit.

Shinseki, 71 vjeç, ka mbikëqyrur këtë program që nga fillimi i presidencës Obama.
XS
SM
MD
LG