Ndërlidhjet

Ashraf Ghani, i gatshëm për marrëveshjen me SHBA-në


Ashraf Ghani

Ashraf Ghani

Kandidati për president të Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se do të nënshkruante marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara, e cila do t’i lejonte SHBA-së dhe forcave të koalicionit të qëndrojnë në këtë vend edhe për dy vjet të tjerë.

Duke folur përmes Skype-it nga Herati në Këshillin Atlantik, ish-ministri i Financave ka thënë se do ta nënshkruante marrëveshjen në javën e parë të marrjes së detyrës.

Rivali i tij, Abdullah Abudallh, është zotuar për të njëjtën gjë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se do të insistojë për mbetjen e 9,800 trupave amerikane edhe pas fundit të vitit 2014 në Afganistan, të cilat do të reduktoheshin për 50 për qind pas një viti.

Presidenti Obama ka thënë se për këtë forcë, duhet një marrëveshje e sigurisë me autoritetet afgane.
XS
SM
MD
LG