Ndërlidhjet

Ukriana i paguan një pjesë të borxhit Rusisë


Ilustrim

Ilustrim

Komisionari për energji i Bashkimit Evropian, Guenther Oettinger, ka thënë se Ukraina i ka paguar Rusisë një pjesë të borxhit për gazin dhe ka njoftuar se do të ketë një rreth tjetër bisedimesh midis përfaqësuesve të BE-së, Rusisë dhe Ukrainës më 2 qershor.

Në një konferencë për gazetarë, pas takimit trepalësh në Bruksel, ministri i Energjisë i Ukrainës, Yuriy Prodan, ka thënë se kompania shtetërore e gazit Naftohaz ka transferuar 786 milionë dollarë në llogarinë e Gazpromit.

Prodan ka thënë se paratë mbulojnë faturat për muajt shkurt dhe mars.

Gjiganti rus i gazit, Gazprom, thotë se borxhi për gaz i Ukrainës do të arrijë në mbi 5 miliardë dollarë më 7 qershor dhe ka caktuar 2 qershorin si afat të fundit për Kievin që të paguajë borxhin.
XS
SM
MD
LG