Ndërlidhjet

logo-print

Rasmussen: Rusia po tërheq forcat


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se Rusia është duke tërhequr rreth dy të tretat e trupave që ka pasur pranë kufirit me Ukrainën.

Rasmussen, duke folur për agjencinë Reuters, ka thënë se ka shenja të tërheqjes së pjesshme.

Ai po ashtu ka thënë se NATO-ja dhe Rusia do të takohen në kuadër të Këshillit NATO-Rusi më 2 qershor, por nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë takim.

Më herët, Qeveria e Ukrainës ka thënë se do të vazhdojë ofensivën për të rikthyer paqen dhe rendin në pjesën lindore, e cila kontrollohet nga separatistët pro-rusë.
XS
SM
MD
LG