Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Jay Carney paraqiti dorëheqje


Jay Carney

Jay Carney

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka parqitur dorëheqje nga posti i tij.

Zoti Carney do të zëvendësohet nga zëvendësi i tij, Josh Earnest.

Carney ka thënë se do të shërbej së paku deri në mesin e muajit qershor.

Ai tha se nuk ka deklaratë për planet e tij të ardhshme, por para gazetarëve theksoi se ata nuk duhet të presin që ai ta marrë postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Rusi.

Para postit në Shtëpinë e Bardhë, Jay Carney ishte korrespondent i revistës Time në Moskë.

“Mund t’ju siguroj juve se familja ime, nuk do ta mirëpriste një lëvizje të tillë”, tha Jay Carney.
XS
SM
MD
LG