Ndërlidhjet

Hagel: Pretendimet territoriale të Kinës – destabilizuese për rajonin


Chuck Hagel
Chuck Hagel
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, thotë se pretendimet territoriale të Kinës në Detin Jugor Kinez, po e destabilizojnë rajonin dhe e kërcënojnë rendin ndërkombëtar.

Këto komente ai i bëri sot në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Singapor, me ç’rast theksoi se Shtetet e Bashkuara “nuk do të shikojnë dikah tjetër” derisa Kina përdorë “frikësim” dhe “aksione unilaterale”, me të cilat kufizohet navigacioni dhe injorohen rregullat ndërkombëtare.

Zoti Hagel, poashtu, e ka akuzuar Kinën për spiunim në Internet.

Këto komente para zyrtarëve të lartë të mbrojtjes, shefave të ushtrive, diplomatëve dhe ekspertëve të shumë vendeve, u bënë dy javë pasi Shtetet e Bashkuara i akuzuan pesë oficerë ushtarakë të Kinës, për ndërhyrje në kompjuterët e kompanive të Shteteve të Bashkuara për t’i vjedhur sekretet tregtare.

Hagel tha se Pekini duhet të punoj me Uashingtonin për kufizimin e programeve bërthamore dhe raketore të Koresë Veeriore, pasi këto programe, poashtu, e destabilizojnë rajonin dhe i kërëcënojnë interesat e Kinës.
XS
SM
MD
LG