Ndërlidhjet

SHBA: Obama takohet me Poroshenkon


Barack Obama

Barack Obama

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barack Obama, do të takohet me presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, më 4 qershor në Varshavë të Polonisë, tri ditë para inaugurimit të liderit të ri të zgjedhur ukrainas.

Ky është një hap i pazakonshëm për presidentin amerikan, që të takohet me liderin i cili ende nuk është inauguruar në postin e shefit të shtetit.

Shtëpia e Bardhë, poashtu, ka njoftuar se nuk ka plane që Obama të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së presidentit amerikan në Evropë, javën e ardhshme, megjithqë të dy zyrtarët e lartë palanifikohet të marrin pjesë në shënimin e 6 qershorit të vitit 1944, Ditën e zbarkimit në Normandi të Francës.
XS
SM
MD
LG