Ndërlidhjet

YouTube: Dy miliardë shikime për “Gangnam Style”


Këngëtari Psy duke i vallëzuar disa hapa "Gangnam Style" me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon më 23 tetor 2012
Këngëtari Psy duke i vallëzuar disa hapa "Gangnam Style" me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon më 23 tetor 2012
“Gangnam Style” – një këngë befasuese e yllit muzikor Psy nga Koreja Jugore - ka arritur një rekord të ri në Internet duke u bërë videoja e parë në YouTube, me më tepër se 2 miliardë shikime.

Kjo video, që ishte publikuar në Internet më 15 korrik të vitit 2012, sot në mëngjes ka arritur më tepër se 2 miliardë shikime.

Asnjë video tjetër nuk i afrohet “Gangnam Style”, në listën e videove më të shikuara në listën e YouTube.

Ylli muzikor, Justin Biber, me videon e tij me këngën “Baby”, që ishte praqitur në YouTube në shkurt të vitit 2010, radhitet në vendin e dytë me pak më tepër se një miliard shikime.
XS
SM
MD
LG