Ndërlidhjet

Kina: Hagel ka bërë kërcënime


Chuck Hagel
Chuck Hagel
Duke reaguar ndaj fjalimit të sotëm të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Chuck Hagel, në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Singapor, zyrtari I lartë ushtarak i Kinës, Wang Guanzhong, e ka akuzuar zyrtarin e lartë amerikan se ka bërë “kërcënime”.

Mëtutje, ai theksoi se fjalimi i zotit Hagel ishte plotë me “nxitje për jostabilitet në rajonin e Azisë”.

Më herët, në këtë konferencë, sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se pretendimet territoriale të Kinës në Detin Jugor Kinez, po e destabilizojnë rajonin dhe e kërcënojnë rendin ndërkombëtar dhe se Shtetet e Bashkuara “nuk do të shikojnë dikah tjetër” derisa Kina përdorë “frikësim” dhe “aksione unilaterale”, me të cilat kufizohet navigacioni dhe injorohen rregullat ndërkombëtare.

Zoti Hagel, poashtu, e ka akuzuar Kinën për spiunim në Internet.

Këto komente të zotit Hagel, para zyrtarëve të lartë të mbrojtjes, shefave të ushtrive, diplomatëve dhe ekspertëve të shumë vendeve, u bënë dy javë pasi Shtetet e Bashkuara i akuzuan pesë oficerë ushtarakë të Kinës, për ndërhyrje në kompjuterët e kompanive të Shteteve të Bashkuara për t’i vjedhur sekretet tregtare.

Hagel tha se Pekini duhet të punoj me Uashingtonin për kufizimin e programeve bërthamore dhe raketore të Koresë Veeriore, pasi këto programe, poashtu, e destabilizojnë rajonin dhe i kërëcënojnë interesat e Kinës.
XS
SM
MD
LG