Ndërlidhjet

Kadyrov: Luftëtarët çeçenë nuk dërgohen në Ukrainë


Ramzan Kadyrov
Ramzan Kadyrov
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, i ka hedhur poshtë pohimet se po dërgon luftëtarë çeçenë për t’i mbështetur separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, por tha se disa mund të kenë shkuar “vullnetarisht”.

Në një intervistë të sotme për Televizionin e Rusisë, Kadyrov theksoi se ai i ka njohur disa luftëtarë në pamjet nga Ukraina.

“Ne nuk i kemi dërguar ata; ata absolutisht nuk janë personel yni”, tha Kadyrov.

Sipas tij, numr i luftëtarëve çeçenë në Ukrainë është 14-të.

Më herët, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka shprehur shqetësim lidhur me raportet për luftëtarë të jashtëm, përfshirë edhe çeçenët, që kalojnë në Ukrainë nga Rusia.

Ramzan Kadyrov, që mbështetet nga Moska, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të luftëtarëve çeçenë në Ukrainë, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, e urdhëron atë ta bëjë këtë për ta mbrojtur pakicën rusishtfolëse atje.
XS
SM
MD
LG