Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara e kanë identifikuar një person, për të cilim mendohet se është shtetasi i parë amerikan, që ka ndërmarrë sulm vetëvrasës në luftën civile trivjeçare në Siri.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Paski, tha se emri i këtij personi është Moner Muhammad Abu-Salha.
Senatori amerikan, Bill Nelson, demokrat nga Florida, tha se sulmnuesi vetëvrasës ishte nga Florida.
Raportohet se ky person e kishte ndërmarrë një sulm vetëvrasës më 25 maj në qytetin Idlib, që është nën kontroll të forcave qeveritare. Ky sulm ishte ndërmarrë në emër të grupit Jabhat al-Nusra, që është një organizatë e lidhur me al-Kaidën, e cila lufton kundër forcave të qeverisë së Sirisë.