Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia është faktor i zgjidhjes së problemeve


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se nuk është i kënaqur plotësisht me pozitën e Serbisë në botë, por konsideron se ajo ka pësuar ndryshim të rëndësishëm në krahasim me vitet e mëparshme.

“Serbia sot nuk është temë për të cilën flitet nga aspekti i shkaktimit të problemeve”, u tha Daçiqi gazetarëve në Beograd, dhe ka shtuar se “Serbia është faktor i zgjidhjes së problemevedhe ky është ndryshim shumë i rëndësishëm”.

Sipas tij, tash për Serbinë flitet mirë në të gjitha vendet e rëndësishme në botë.

Ministri Daçiqi është shprehur se kjo, në mënyrë të rëndësishme i kontribuon mënyrës së si Serbia do t’i zgjidhë problemet kyçe të saj, e veçanërisht problemin e Kosovës.

Duke u shprehur për kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vitin 2015, zoti Daçiq theksoi se ky është një test i madh, rast i madh dhe sfidë e madhe për të treguar pozicionin e saj të ri ndërkombëtar dhe rëndësinë në skenën politike botërore.
XS
SM
MD
LG