Ndërlidhjet

Moskë: Policia arrestoi derisa homoseksualët u tubuan


Aktivistët e ngrisin flamurin e homoseksualëve gjatë një manifestimi në Moskë
Aktivistët e ngrisin flamurin e homoseksualëve gjatë një manifestimi në Moskë
Policia në Moskë i ka arrestuar dy femra, derisa një grup i vogël i aktivistëve për të drejtat e homoseksualëve është përpjekur ta mbajë një tubim për nder të transvestitit austriak, Conchita Wurst, që fitoi në garën muzikore Eurovision.

Policia sot me të shpejtë e ka shpërndarë tubimin e palejuar afër zyrës së prefektit të qytetit dhe i ka arrestuar dy femra, që mbanin një flamur me ngjyra të ylberit, që është simbol i lëvizjes së homoseksualëve.

Zyrtarët rusë e kanë kriminalizuar përhapjen e “propagandës” homoseksuale te fëmijët. Megjithqë homoseksualiteti nuk është joligjor, në Rusi ka rritje të ndjenjës anti homoseksuale.
XS
SM
MD
LG