Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet ajrore pakistaneze, 4 civilë të vrarë


Kontroll i ushtarëve pakistanezë afër kufirit me Afganistanin
Kontroll i ushtarëve pakistanezë afër kufirit me Afganistanin
Forcat pakistaneze të angazhuara në përleshje me militantët përgjatë kufirit me Afganistanin i kanë vrarë së paku katër civilë afganë në pjesën e kufirit në Afganistan.

Zyrtarë të lartë të policisë në provincën Konar në Pakistan, thanë se ushtria pakistaneze e kishte sulmuar një grup të militantëve, të cilët më herët e kishin vrarë një ushtar dhe i kishin plagosur dy të tjerë. Pastaj ata kishin ikur kah pjesa afgane e kufirit.

Zyrtarët ushtarakë pakistanezë thanë se së paku 14 militantë ishin vrarë deri tash në përleshjet e armatosura me militantët.

Zyrtarët e Afganistanit janë ankuar prej se Pakistani e ka filluar një ofensivë ushtarake kundër grupeve të militantëve përgjatë kufirit me Afganistanin, meqë në territorin afgan kanë rënë qindra predha dhe raketa.
XS
SM
MD
LG