Ndërlidhjet

SHBA: Lirimi i ushtarit – ndërlidhje me procesin e “pajtimit” afgan


Ushtari amerikan Bowe Bergdahl
Ushtari amerikan Bowe Bergdahl
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se ushtarit amerikan, Bowe Bergdahl, i cili ishte mbajtur nga militantët në Afganistan për tri vjet, është liruar në kuadër të marrëveshjes me të cilën transferohen të burgosurit e nivelit të lartë të talibanëve nga burgu amerikan në Guantanamo Bay të Kubës, nën kujdesin e qeverisë së Katarit.

Një zyrtar i lartë i administratës Obama, dje ka shpallur se transferi i të burgosurve afganë është pjesë e “kornizës më të gjërë të pajtimit” për Afganistanin.

Radio Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, ka raportuar se negociatorët talibanë në vitin 2013 kishin kërkuar që figurat kryesore talibane, që mbaheshin në Guantanamo të transferohen në Katar, në këmbim për lirimin e ushtarit Bergdahl, në mënyrë që të burgosurit të merrnin pjesë në bisedimet paqësore nëpërmjet Zyrës politike të talibanëve në Katar.

Por, kjo kërkesë ishte hedhur poshtë vitin e kaluar, kështu që Zyra diplomatike e talibanëve në Katar ishte mbyllur, pasi presidetni afgan, Hamid Karzai, e kishte kundërshtuar atë.
XS
SM
MD
LG