Ndërlidhjet

Ukrainë: Rusia ta pranoj presidentin e ri


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko
Kievi thotë se Rusia duhet ta pranoj presidentin e ri të zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, para bisedimeve për çmimet dhe borxhin e gazit, të parapara për nesër, në të cilat do të përfshihen zyrtarët nga Ukraina, Rusia dhe Bashkimi Evropian.

Ministri i jashtëm i përkohshëm i Ukrainës, Andriy Deshchytsya, thotë se Rusia tash duhet ta njohë fitoren e Poroshenkos në zgjedhjet presidenciale të 25 majit.

Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin, më herët kishte premtuar për ta “respektuar” vullnetin e votuesve ukrainas.

Por, sipas ministrit ukrainas, Moska e ka lansuar një fushatë masive që synon t’i bind fuqitë globale për të mos e njohur fitoren e Poroshenkos.
XS
SM
MD
LG