Ndërlidhjet

Kosovë: AGK i shqetësuar me incidentin ndaj gazetarit Miftari


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim lidhur me incidentin dhe dhunën psikike ndaj gazetarit të Radio Kosovës, Berat Miftari.

Mëtutje, AGK nëpërmjet një kumtese dërguar mediave, thekson se është i bindur se cenimi i fjalës së lirë është kundër interesave shoqërore, prandaj e inkurajon gazetarin Miftari të vazhdoj të kërkoj të drejtën e tij ligjore.

AGK bën thirrje që gazetarët të lihen të lirë për ta kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe ndaj tyre të ndalen kërcënimet, presionet e shantazhet.

Njëherësh, u bëhet ftesë gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrejnë zërin për problemet në të cilat hasin gjatë punës së tyre, për krijimin e një mjedisi të sigurt për punë sa më profesionale.

AGK i bënë thirrje menaxhmentit të Radio Televizionit të Kosovës, që të ndërmarr masa në pajtim me rregullat dhe ligjet në fuqi, për të shmangur presionin ndaj gazetarëve dhe ta zgjidhë sa më shpejtë të jetë e mundur këtë rast.
XS
SM
MD
LG