Ndërlidhjet

Kinë: SHBA dhe Japonia kritikohen për “fjalime provokative”


Chuck Hagel

Chuck Hagel

Kina e ka akuzuar sekretarin amerikan të mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe, se kanë mbajtur “fjalime provokuese” në Konferencën për sigurinë aziatike në Singapor.

Zëvendës shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë kineze, Wang Guanzhong, tha sot në këtë konferencë se komentet e Hagelit dhe Abes, më herët në këtë tubim, ishin “të papranueshme”.

Qartazi, duke iu shmangur fjalimit të tij të përgatitur, zoti Wang e akuzoi zyrtarin e lartë amerikan dhe atë japonez se janë koordinuar dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin për ta marrë në cak Kinën.

Chuck Hagel e ka akuzuar Kinën për “destabilizim” të rajonit me aksionet e veta në Detin Jugor Kinez.

Kryeministri Shinzo Abe, tha se Japonia do të luaj rol më të madh në zgjidhjen e mospajtimeve territoriale në rajon.

Aktualisht, tensionet ndërmjet Kinës, Vietnamit dhe Filipineve, janë rritur për shkak të hapësirave kontestuese në Detin Jugor Kinez, ndërsa raportet Japoni – Kinë janë ashpërsuar lidhur me ishujt e kontestuar në Detin Lindor Kinez.
XS
SM
MD
LG