Ndërlidhjet

OKB: 799 vetë të vrarë në Irak gjatë muajit maj


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në një lagje të kryeqytetit Bagdad në Irak

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në një lagje të kryeqytetit Bagdad në Irak

Kombet e Bashkuara thonë se 799 vetë janë vrarë nga dhuna në gjithë Irakun gjatë muajit maj. Kështu ky muaj është periudha më vdekjeprurëse këtë vit në këtë vend.

Sipas të dhënave që i ka publikuar sot Misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak, prej 799 njerëzve të vrarë, 196 ishin pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut, ndërsa të tjerët ishin civilë.

Në këto të dhëna nuk përfshihen ato për provincën perëndimore Anbar, meqë militantët prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, e kanë kontrollin ndaj disa pjesëve të kryeqytetit provincial, Ramadi, dhe qytetit të afërt Falluxha.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Nikolay Mladenov, në një deklaratë të sotme, ka kërkuar nga liderët politikë të “punojnë me shpejtësi për krijimin e një qeverie gjithpërfshirëse”, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 30 prillit.
XS
SM
MD
LG