Ndërlidhjet

Klitschko thotë se nuk do ta shpërndaj Maidanin me forcë


Klitschko gjatë një bisede të mëparshme me demonstruesit e mbetur në Sheshin e Pavarësisë në Kiev
Klitschko gjatë një bisede të mëparshme me demonstruesit e mbetur në Sheshin e Pavarësisë në Kiev
Prefekti i zgjedhur i Kievit, Vitali Klitschko, u ka thënë demonstruesve të tubuar në Sheshin e Pavarësisë në kryqeytetin e Ukrainës, se ai nuk do ta përdorë forcën për shpërndarjen e kampit të protestuesve, kur ai do ta filloj punën në zyrën e tij.

Këto komente ai i bëri sot para mijëra njerëzve të tubuar në këtë shesh.

Tre muaj të protestave në Maidan e detyruan presidentin prorus, Viktor Yanukovich, që të largohet nga Ukraina, në muajin shkurt të këtij viti.

Megjithatë, pjesa më e madhe e kampit ka mbetur në këtë shesh të Kievit, edhe pasi është krijuar qeveria properëndimore, meqë demonstruesit thonë se presin që qeveria t’i implementoj reformat e rëndësishme.

Mediat raportojnë se masa i fishkëlloi Klitschkos, ndërsa i duartrokiti vetëm kur tha se janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
XS
SM
MD
LG