Ndërlidhjet

Rusi: Nga rrëzimi i helikopterit, të zhdukur 16 vetë


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Emergjencave e Rusisë thotë se 16 njerëz konsiderohen të zhdukur, ndërsa dy vetë kanë shpëtuar me lëndime, pas rrëzimi të helikopterit të tipit Mi-8 në një liqe, në rajonin veriperëndimor Murmansk në Rusi.

Helikopteri u përplas mbrëmë vonë.

Në raportet e mëparshme theksohej se në helikopter ishin 19 vetë.

Udhëtarët ende nuk janë identifikuar zyrtarisht.

Raportohet se në mesin e njerëzve në helikopter ishin zyrtarë rajonalë dhe biznesmenë.

Ministria e Emergjencave e Rusisë tha se moti i keq fillimisht i ka penguar përpjekjet për shpëtim.

Afro 100 anëtarë të ekipit për shpëtim po punojnë në vendin ku ka ndodhur përplasja.
XS
SM
MD
LG