Ndërlidhjet

Presidenti de-facto i Abhazisë paraqiti dorëheqje


Aleksandr Ankvab
Aleksandr Ankvab
Presidenti de-facto i rajonit separatist Abhazia në Gjeorgji, Aleksandr Ankvab, thotë se paraqet dorëheqje pas disa ditëve të trazirave politike.

Ai tha sot se dorëheqja e tij bëhet në mëynrë që në Abhazi të mbahet stabiliteti.

Parlamenti i Abhazisë, dje e shpalli të “paaftë” zotin Ankvab, për t’i kryer detyrat e tij si president dhe ka paraparë që më 24 gusht të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

President i përkohshëm është zgjedhur kryesuesi i parlamentit, Valery Bganba.

Aleksandr Ankvab këtë lëvizje e ka përshkruar si jokushtetuese.

Ankvab po strehohet në bazën ushtarake ruse, ku ai ishte larguar pasi protestuesit opozitarë e shkatërruan zyrën e tij më 27 maj dhe kërkuan dorëheqje të qeverisë.

Ai ishte zgjedhur president i Abhazisë në vitin 2001.

Pavarësia e Abhazisë është pranuar vetëm nga pak shtete, përfshirë Rusinë.
XS
SM
MD
LG