Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Arrestohet një i dyshuar për sulmin në muzeun hebraik


Policia e kishte bllokuar hapësirën afër Muzeut Hebraik në Bruksel pas të shtënave

Policia e kishte bllokuar hapësirën afër Muzeut Hebraik në Bruksel pas të shtënave

Raportohet se policia në Francë e ka arrestuar një të dyshuar për sulmin vdekjeprurës në Muzeun Hebraik në Bruksel, javën e kaluar.

Duke cituar burime të hetuesisë , AFP ka raportuar se i dyshuari ishte arrestuar në qytetin-port jugor, Marsejë.

Raportohet se i dyshuari është shtetasi francez, Mehdi Nemmouche, 29 vjeçar.

Gjatë të shtënave më 24 maj në muze janë vrarë tre vetë: një çift nga Izraeli dhe një grua nga Franca, ndërsa seriozisht është plagosur një punëtor i muzeut nga Belgjika.
XS
SM
MD
LG