Ndërlidhjet

logo-print

Le Pen: Vladimir Putin i pëlqen aq sa Angela Merkel


Marine Le Pen

Marine Le Pen

Liderja e Frontit Kombëtar, parti e djathtë në Francë, Marine Le Pen, thotë se e admiron Vladimir Putinin aq sa kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasi presidenti rus nuk i lejon vendet e tjera të imponojnë vendime në të.

Në një intervistë për revistën gjermane, Der Spiegel, zonja Le Pen tha se ajo i respekton liderët, që i mbrojnë interesat e vendit të tyre.

Sipas saj, politikat e zonjës Merkel ishin të mira për Gjermaninë, megjithqë ato mund t’i dëmtojnë vendet e tjera.

Ajo theksoi se beson se Putin së pari i i vë interesat e Rusisë, “prandaj në këtë aspekt, kam sasi të njejtë të respektit për të sa për zonjën Merkel”.

Le Pen, partia euroskeptike e së cilës ka shënuar fitoren e parë kombpëtare në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, javën e kaluar, tha se dëshiron ta shkatërroj Bashkimin Evropian, por jo Evropën.
XS
SM
MD
LG