Ndërlidhjet

Snowden kërkon azil në Brazil


Edward Snowden gjatë një interviste të mëparshme për rrjetin amerikan NBC

Edward Snowden gjatë një interviste të mëparshme për rrjetin amerikan NBC

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, tha mbrëmë vonë se ka kërkuar azil në Brazil. Ai i deklaroi televizionit brazilian, Globo TV, se “dëshiron të jetoj në Brazil”.

Zoti Snowden, që kërkohet nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, aktualisht jeton në Rusi. Por, azili i përkohshëm në këtë vend i kalon në muajin gusht të këtij viti.

Shtetet e Bashkuara ia kanë anuluar pasaportën.

Snowden tha se formalisht ka kërkuar azil në disa shtete, përfshirë Brazilin.

Nga ana tjetër, Ministria e jashtme e Brazilit tha se e ka marrë kërkesën e Snowdenit për azil.

Në dokumentet sekrete të publikuara nga Edward Snowden, vitin e kaluar, shihej se agjencitë e Shteteve të Bashkuara e kishin spiunuar Brazilin.

Rrjedhimisht, presidentja Dilma Rousseff, e pat anuluar një vizitë zyrtare në Uashington.
XS
SM
MD
LG