Ndërlidhjet

Obama e fillon turneun evropian


Barack Obama duke zbritur nga aeroplani Air Force One

Barack Obama duke zbritur nga aeroplani Air Force One

Presidenti amerikan, Barack Obama, sot e fillon turneun katërditësh evropian, me ç’rast do të qëndrojë në Poloni, Belgjikë dhe Francë.

Në Varshavë, presidenti Obama do të takohet me presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ky takim bëhet në periudhën kur në pjesën lindore të Ukrainës vazhdojnë luftimet ndërmjet forcave të sigurisë së këtij vendi dhe separatistëve prorusë.

Në Belgjikë, presidenti amerikan do të takohet me liderët e grupit G7, me ç’rast do të diskutohen mënyrat për ta ndalur varshmërinë e Evropës nga gazi i Rusisë. Në këtë kuadër mund të diskutohen edhe sanksionet e reja eventuale kundër Moskës.

Në Francë, zoti Obama do të marrë pjesë në shënimin e 70 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi.

Në këtë manifestim pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, por Shtëpia e Bardhë thotë se Obama nuk do të ketë takim formal bilateral me Putinin, megjithqë të dy zyrtarët e lartë mund të kenë ndonjë kontakt.
XS
SM
MD
LG