Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët vlerësojnë se kanë fituar me këmbimin e të burgosurve


Bowe Bergdahl

Bowe Bergdahl

Lideri taliban në Afganistan, Mullah Mohammad Omar, e ka vlerësuar pozitivisht këmbimin e pesë të burgosurve në Guantanamo Bay, me ushtarin amerikan, Bowe Bergdahl, i cili mbahej në Afganistan nga talibanët, duke thënë se kjo paraqet “fitore të madhe”.

Bowe Bergdahl, i vetmi ushtar amerikan që mbahej nga talibanët, para dy ditësh është dorëzuar te forcat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, dhe është dërguar në një bazë ushtarake amerikane në Gjermani.

Sipas marrëveshjes, në këmbim për lirimin e tij, pesë kryengritës talibanë nga burgu ushtarak amerikan në Guantanamo Bay në Kubë, janë transferuar në Katar.

Shtëpia e Bardhë e ka mbrojtur këtë këmbim të të burgosurve, pas kritikave të Partisë Republikane, e cila thotë se kjo marrëveshje paraqet rrezik për amerikanët.
XS
SM
MD
LG