Ndërlidhjet

Turqi: Policia ka hedhur gaz lotsjellës kundër protestuesve


Protestuesit e lënduar janë shtrirë në tokë pasi policia kishte përdorë gaz lotësjellës për t'i shpërndarë ata më 31 maj në Stamboll
Protestuesit e lënduar janë shtrirë në tokë pasi policia kishte përdorë gaz lotësjellës për t'i shpërndarë ata më 31 maj në Stamboll
Policia e Turqisë dje ka përdorë gaz lotsjellës dhe topa uji kundër qindra protestuesve në kryeqytetin Ankara, një ditë pas përleshjeve të dhunshme në Ankara dhe Stamboll.

Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë afro 500 demonstrues nga qendra e kryeqytetit Ankara, të cilët dëshironin të tuboheshin në vendin ku një protestues i ri është qëlluar për vdekje nga policia, para një viti.

Në ditën e fundit të majit, policia turke ka përdorë gaz lotjsellës kundër njerëzve, që nuk e respektuan ndalesën e qeverisë për demonstrata në Sheshin Taksim në Stamboll, që ishte skenë e protestave masive antiqeveri vitin e kaluar.

Vlerësohet se afro 25 mijë policë ishin vendosur vetëm në Stamboll më 31 maj.
XS
SM
MD
LG