Ndërlidhjet

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se një tërmet i vogël ka ndodhur në pjesën perëndimore të Los Anxhelosit, por nuk ka raporte për viktima ose dëme materiale.

Ky institut tha se tërmeti me intensitet 4.2 shkallë ka ndodhur mbrëmë vonë dhe ishte i fokusuar në Santa Monika.

Policia në Los Anxhelos tha se nuk kishte raporte të menjëhershme për dëme.

Kalifornia është në të ashtuquajturën “Unazë të Zjarrit”, që e rrethon Paqësorin dhe ka prodhuar një numër të tërmeteve shkatërruese.

Sizmologët thonë se një tërmet që do të mund të shkaktonte shkatërrime të gjëra mund ta godasë Kaliforninë gjatë 30 viteve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG