Ndërlidhjet

Ukrainë: Kryengritësit në lindje e sulmuan rojen kufitare


Tym e zjarr në një depo të municionit në pjesën lindore të Ukrainës pas përleshjeve të forcave qeveritare me separatistët prorusë
Tym e zjarr në një depo të municionit në pjesën lindore të Ukrainës pas përleshjeve të forcave qeveritare me separatistët prorusë
Shërbimi i rojeve kufitare të Ukrainës thotë se disa pjesëtarë të tij janë plagosur nga një sulm i kryengritësve në kampin e tyre në pjesën lindore të Ukrainës.

Ky shërbim tha se sot në orët e hershme të mëngjesit, afro 100 kryengritës të armatosur e sulmuan kampin në Luhansk.

Pasuan luftime, ndërsa një aeroplan luftarak i forcave ukrainase ishte dërguar në mbështetje të pjesëtarëve të rojes kufitare.

Raportohet se luftimet po vazhdojnë.

Konflikti i armatosur ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe kryengritësve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës është përshkallëzuar javën e fundit, pasi separatistët prorusë ishin përpjekur për ta okupuar aeroportin në Donjeck dhe pasi e rrëzuan një helikopter të armatës, me ç’rast u vranë 14 ushtarë urkainas.
XS
SM
MD
LG