Ndërlidhjet

Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet, sot e viziton Ukrainën, me ç’rast do të bisedoj me zyrtarët e këtij vendi.

Raportohet se kjo vizitë ka për synim ta siguroj presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, për mbështetjen e Uashingtonit për qeverinë e tij dhe për t’i treguar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, fuqinë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

Nga ana tjetër, Poroshenko, i cili do të inaugurohet më 7 qershor, do të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama, pasnesër në Varshavë.

Për presidentin amerikan është e pazakonshme që të takohet me një shef të shtetit, i cili ende nuk është inauguruar.
XS
SM
MD
LG