Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Mbreti Juan Carlos abdikon


Mbreti Juan Carlos

Mbreti Juan Carlos

Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, do të abdikoj pas afro 40 vitesh në fron, ndërsa atë do ta zëvendësoj djali i tij, Princi Felipe, deklaroi sot kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, gjatë një deklarate e cila vlerësohet se ishte befasuese.

Dikur tejet i popullarizuar, Juan Carlos, 76 vjeçar, i cili ka ndihmuar në tranzicionin e qetë në demokraci në vitet e 70, pas diktaturës së Francisko Francos, duket se e ka humbur mbështetjen e publikut në vitet e fundit, për shkak të korrupsionit dhe gabimeve, raporton Reuters nga Madridi.

Vajza e tij, Prencesha Cristina, dhe burri i saj, Inaki Urdangarin, janë nën hetime për shkak të një rasti të korrupsionit.

Mbreti Carlos, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, po tërhiqet për shkaqe personale, tha kryeministri Rajoy.
XS
SM
MD
LG