Ndërlidhjet

logo-print

Vritet nxënësi pas fjalosjes në rrjet social


Ilustrim

Ilustrim

Një mosmarrëveshje që u nxit gjatë një debati “online” në një rrjet social të njohur në Taxhikistan ka çuar deri në një sulm vdekjeprurës .

Një zëdhënës, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nga ministria e arsimit e këtij vendi i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 2 qershor se një nxënës i klasës së 11-të në Dushanbe është therë me thikë në qendër të kryeqytetit taxhik më 30 maj.

Sipas këtij zyrtari, sulmi ka ndodhur pasi të dy nxënësit janë fjalosur në një rrjet social.

Zyrtarët e këtij shteti, nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti.
XS
SM
MD
LG