Ndërlidhjet

Samit dy ditor i NATO-s për Ukrainën dhe Gjeorgjinë


Ilustrim
Ilustrim
Një zyrtar i lartë i NATO-s ka thënë se shefat e mbrojtjes së kësaj aleance ushtarake do të takohen më 3 dhe 4 qershor me zyrtarë të mbrojtjes së Ukrainës dhe Gjeorgjisë për të diskutuar reformat në ushtritë e këtyre dy vendeve dhe implikimet në siguri të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s do të takohen me ministrin e mbrojtjes së Gejorgjisë, Iraksi Alasania dhe ushtruesin e detyrës së Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, Mykhaylo Koval, gjatë samitit dy ditor në Bruksel.

Zyrtarët e NATO-s iu kanë thënë gazetarëve më 2 qershor se takimi me Kovalin do t’iu jap mundësinë ministrave të aleancës veri-atlantike për të diskutuar përkrahjen për Kijevin dhe të nxisë mbrojtje “gjithpërfshirëse” për reformën në sektorin e mbrojtjes në Ukrainë, të cilës iu aneksua territori i Krimesë nga Rusia në muajin mars.

Ushtria ukrainase, momentalisht është duke luftuar me forca separatiste pro-ruse në kryengritjen që po ndodhë në lindje të Ukrainës.

Ministrat e NATO-s sipas të gjitha gjasave do të diskutojnë edhe pjesëmarrjen e Gjeorgjisë gjatë Forcat e Reagimit të NATO-s, vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG