Ndërlidhjet

15 të lënduar gjatë luftimeve në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Shërbimi i mbrojtjes së kufirit në Ukrainë ka njoftuar se shtatë oficerë të saj janë lënduar, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike, gjatë një sulmi kryengritës në kampin e tyre në lindje të Ukrainës.

Shërbimi ka thënë se pesë sulmuesit janë vrarë dhe tetë të tjerë janë lënduar gjatë përleshjes me armë zjarri. Një nga zëdhënësit e separatistëve ka thënë se vetëm një nga rebelët është lënduar.

Në një deklaratë, shërbimi kufitar ka thënë se qindra kryengritës e kanë sulmuar kampin e mbrojtjes kufitare në Luhansk gjatë orëve të hershme të mëngjesit të 2 qershorit duke përdorur mortaja dhe armë automatike.

Luftime të reja gjithashtu janë raportuar në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve në Slovijansk, zona që kontrollohet nga separatistët në rajonin fqinj të Donetskit.

Konflikti në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe kryengritësve pro rus në zonën lindore të Ukrainës ka eskaluar gjatë javës së kaluar. Rebelët pro rus kanë tentuar të marrin kontrollin mbi aeroportin e Donetskit dhe rrëzimin e një helikopteri ushtarak të Ukrainës, duke vrarë 14 ushtarë.
XS
SM
MD
LG